09:25 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Mediat beogradase: Ky është kameramani që u lëndua dje në veri (Foto)

Mediat beogradase kanë raportuar se dje, gjatë intervenimit të Policisë së Kosovës, për arrestimin e Marko Gjuriqit, është lënduar një kameraman.

Bëhet fjalë për Vladimir Miliçin i cili është pjesë e RTS-së. Mirëpo, lëndimi erdhi si pasojë e bombës shokuese, për të cilën policia ua tërhoqi vërejtjen disa herë që të largohen nga aty, transmeton Indeksonline

Ndryshe, huliganët serbë ishin ata që edhe sulmuan fotoreporterin e Indeksonline, Blerim Ukën. Ndërsa, nuk lejuan kameramanin e Indeksonline, Jeton Sopa, të xhirojë protestën e tyre.

Para se të kryhej intervenimi, në veri dëgjoheshin sirena që paralajmëronin gjendjen e jashtëzakonshme. Njerëzit kishin dalë nëpër ballkone për të parë situatën.Ishin njësitet e Policisë së Kosovës ata që pa e zgjatur shumë, kryen arrestimin e Gjuriqit. Ai u fut në autoblindë dhe u soll në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Pas pak orësh, ai sërish nën përcjelljen e autoblindave të PK-së, u dërgua në Merdare ku iu dorëzua autoriteteve serbe.

Më poshtë, pamjet: