15:57 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mediat e Lituanisë: Pallati i Rinisë dhe Sporteve duket si fushë e një gjimnazi (Foto)

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duket si një shkollë për gazetarin nga Lituania, Martynas Suslaviciues, i cili është i pranishëm në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Ai ishte i befasuar nga pamjet në palestër, ku ekipi i Kosovës ishte duke stërvitur në praninë e disa punëtorëve të cilët ishin duke vendosur logot e FIBA-s.

Gazetari nga Lituania, pëlqen Prishtinën si vend, por edhe ky e ka vërejtur se mungojnë kushtet e mira për sportistët.

“Të premten, ekipi i basketbollit të Lituanisë do të luaj më shumë në një gjimnaz të shkollës se sa në një vend ku ata janë mësuar”, ka shkruar gazetari Martynas në mediat e Lituanisë.

Ndeshja mes Kosovës dhe Lituanisë e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës “Kina 2019”, zhvillohet nesër nga ora 19:00./IndeksOnline/

Linku i lajmit nga Lituania: https://sportas.lrytas.lt/krepsinis/2017/11/22/news/lietuvos-rinktines-kosove-laukia-velniska-staigmena-sugris-i-mokyklos-laikus-3614726/