11:05 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / A. M.

Mediat e Vuçiqit kthehen në nxitëse të luftës: Kurti po përgatit masakra, do vriten politikanë

Nga qëllim informues në nxitës lufte, mediat në Serbi vijojnë që ti hedhin benzinë zjarrit në konfliktin për dokumentet e udhëtimit mes Kosovës e Serbisë. A mund të shkallëzohet sërish konflikti në rajon? Pse nuk ndalon kjo gjuhë lufte nga ana e Serbisë?

“Ai po përgatit masakra në Kosovë”, kështu e titulloi gazeta bulevardeske “Informer” një shkrim të sajin, me foto të kryeministrit kosovar Albin Kurti. Gazeta “Vecernje novosti” shkon më tej, kur thotë se janë bërë gati edhe snajperë, që me gjasë do të eliminojnë politikanë drejtues të pakicës serbe në Kosovë.

Si këto dy gazeta gati i gjithë shtypi i Beogradit nuhat luftën, pa pasur prova të qarta për këtë. Përjashtim përbëjnë vetëm pak media të pavarura, që nuk varen nga Vuçiçi.