15:32 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / C E

Mediat italiane komentojën golin e anuluar të Bennacer në derbin e Madonninës

Interi mposhti 3-0 Milan në derbin e Madonninës të luajtur në kuadër të Kupës së Italisë, ku zikatërtit e Simone Inzaghit arritën të kalonin në finalen e këtij kompeticioni.

Dy golat e shënuar nga Lautaro Martinez dhe një nga Gosens i siguruan triumfin skuadrës së Interin, ndërsa gjatë kësaj ndeshje u anulua edhe një nga, pasi Bennaver iu hoq mundësia e festës, me VAR që konstatoi se ishte jashtë loje.

Ky gol i anuluar ka shkaktuar polemika në Itali, ku përveç trajnerit Stefano Pioli që nuk ishte dakort që skuadrës së tij iu hoq një gol që mund të rihapte ndeshjen, tashmë janë edhe mediat italiane që komentojnë këtë rast.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, vendimi i Marianit ishte i diskutueshëm dhe pozicioni jashtë loje i Kalulu u duk se ishte ‘pasiv’. Mariani u vlerësua me 5.5 dhe thirrja e tij u pa si gabimi i vetëm i lehtë në lojë.

Gjithashtu sipas “Il Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport ofruan saktësisht të njëjtën pamje. Gazeta me bazë në Romë tha se edhe Mariani kishte ‘më shumë se një dyshim’ para monitorit dhe nuk dukej plotësisht i bindur për vendimin e tij.