10:54 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Mediat italiane lëshojnë ‘bombën’: Pep Guardiola verës në Juventus

Mediat italiane gjatë ditës së sotme kanë lëshuar një lajm që i ka lënë të shokuar të gjithë.

Sipas reporterit të “Il Giornale”, Luigi Guelpa,  Guardiola është pajtuar që të marrë drejtimin e Juventusit gjatë verës.

Guelpa raporton që Juventusi i ka ofruar një kontratë katër vjeçare trajnerit spanjoll.

“Unë kam mësuar që Guardiola ka arritur një marrëveshje verbale me Juventusin për katër vitet e ardhshme” tha Guelpa në Radio CRC.

“Është i njëjti person që më tha se Ronaldo po shkon në Juventus” vazhdoi tutje gazetari.

Guardiola ende është në garë për katër tituj me Manchester Cityn dhe është afër që të bëhet trajneri i parë që arrin ta mbroj titullin e ‘Premier Ligës’ në dekadën e fundit./Indeksonline/