21:34 / E Diele, 09 Gusht 2020 / C E

Mediat italiane: Tare në Stamboll për Muriqin, marrëveshja shumë afër

Drejtuesit e Lacios raportohen se kanë udhëtuar drejt Stambollit për negociatat finale me Fenerbaçen për sulmuesin Vedat Muriqin.

“Sky Sport Italia” dhe “SportItalia” pretendojnë se kosovari mund të transferohet në Serinë A për një shumë rreth 18 milionë euro.

Sipas “Tuttomercatoweb” një drejtues i Lazios është tani në Stamboll për të mbyllur detajet e operacionit.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asiste në 36 ndeshje me Fenerbaçen këtë sezon.

Lacio po kërkon të përforcojë skuadrën, pas kualifikimit në Champions për sezonin tjetër.

Kaisedo pritet të largohet këtë verë dhe Muriqi pritet të zërë vendin e tij.