10:24 / E Hënë, 17 Maj 2021 / OSH

Mediat lokale thonë se Agim Bahtiri e ka shkarkuar sot drejtorin e Arsimit, ai thotë se nuk është në dijeni për këtë

Drejtori i Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Ismet Ferizi, është shkarkuar nga pozita e drejtorit. Ky është lajmi që po qarkullon në mediat lokale të Mitrovicës.

Megjithatë, vet drejtori Ferizi thotë se nuk është në dijeni për një gjë të tillë. Indeksonline ka kontaktuar drejtorin e Arsimit i cili ka thënë se deri më tani nuk ka pranuar asnjë informacion për shkarkimin nga detyra e drejtorit.

“Sot nuk jam në punë, por që deri më tani nuk kam pranuar asnjë informacion për shkarkim nga detyra. Është kompentencë e kryetarit për emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve. Por, ajo që mund të them unë është se kam kryer punën me profesionalizëm të lartë” ka thënë Ismet Ferizi.

Arsyeja e shkarkimit të Ferizit nga kryetari Bahtiri është pakënaqësia me konkursin e zgjedhjes së drejtorëve.

Drejtori i Arsmit, Ismet Ferizi ka thënë se komisioni i përzgjedhur ka bërë punë profesionale dhe se është krenar për këtë./Indeksonline/