14:48 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mediat në Turqi: Muriqi ka pranuar ofertën e Galatasarayt

Pas paraqitjeve të mira sezonin që po e lëmë pas, shumë skuadra filluan të interesohen për Vedat Muriqin.

Toulouse, Lazio, Fenerbache dhe Galatasary ishin skuadrat më të interesuara për shërbimet e sulmuesit kosovar.

Por duket se Galatasaray e ka fituar garën për transferimin e Muriqit, transmeton Indeksonline.

Sipas mediumit turk ‘Aksam’, sulmuesi kosovar ka pranuar ofertën e gjigantit turk dhe do të paguhet 1.7 milionë euro në vit.

‘Bomberi’ kosovar arriti që të jetë golashënuesi i dytë më i mirë në Turqi. Po ashtu pati paraqitje të mira me Kosovën në ndeshjet për kualifikime në ‘Euro 2020’./Indeksonline/