15:02 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Mediat në Zvicër shkruajnë për ndeshjen Kosovë – Shqipëri: “Parti ballkanas në Cyrih” (Foto)

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të luajnë miqësore në Zvicër.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, shkruan IndeksOnline.

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të presidentit të FFK-së, z. Fadil Vokrri, më në fund Federata e Futbollit e Zvicrës ka dhënë leje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Për këtë miqësore vëllazërore kanë shkruar edhe mediat në Zvicër, në veçanti ajo më e njohura “Blick.ch”.

“Parti i madh ballkanik në Cyrih”, shkruhet në gazetën e njohur.

Dueli vllazëror do të zhvillohet më 29 maj në stadiumin “Letzigrund”, nga ora 20:00./IndeksOnline/