23:08 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mediat serbe komentojnë deklaratat e Thaçit para FSK-së (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot kazermën “Adem Jashari” të FSK-së, me rast tha se Forcat e Armatosura të Kosovës po bëhen në koordinim të plotë me NATO-në dhe partnerë të tjerë

Ai gjithashtu foli për Gjykatën Speciale e misionin e huaj, EULEX në Kosovë.

“Në verën e vitit të ardhshëm, ne do të shohim plotësisht përfundimin e mandatit të tanishëm të misionit të EULEX-it” ka thënë Thaçi.

E këtë deklaratë të Thaçit  mediat serbe e bënë titull në raportimet e tyre.

Gazeta Blic  dhe Agjencia e lajmeve Tanjug ka raportuar lidhur me këto deklarata të Presidentit Thaçi.

“Thaçi: Ka kaluar koha për misionet ndërkombëtare në Kosovë” shkruajnë këto media./Indeksonline/