20:07 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mediat serbe mbushin ballinat me lajmin e Kurtit për heqjen e taksës

Mediat serbe e kanë quajtur triumf vendimin për heqjen e taksës nga Republika e Kosovës.

Gazetat beogradase, “Danas”, “Kurir”, “B92”…etj, kanë vendosur në ballinat e tyre fotografinë e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, transmeton Indeksonline

Ky i fundit, në një konferencë  për media, konfirmoi se me 15 mars 2020, do të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Kjo si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë sonë për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”, ka deklaruar ai.