13:30 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Më 23 prill, Vuçiq mban një referendum për Kosovën

Pas paraqitje për propozimin personal të një “zgjidhje të çështjes së Kosovës”, në fillim të prillit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 23 prill mund të thërras një referendum në të cilin qytetarët e Serbisë do mund të deklarohen rreth çështjes së Kosovës dhe integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Srbin.info ka shkruar se burime të saja të sigurta pranë presidencës serbe kanë thënë se data e publikimit të këtij vendimi është 23 prill.

Në të njëjtën datë të vitit 1998, Serbia mbajti një referendum mbi pjesëmarrjen e përfaqësuesve të huaj në zgjedhjen e çështjes së Kosovës.

Cilat do jenë pyetjet e sakta të këtij referendumi nuk dihet, por supozohet se përveç dilemës së Kosovës në këtë referendum do përfshihen pyetje edhe rreth integrimit të Serbisë në BE.

“Presionet nga Perëndimi për të arritur një marrëveshje me Kosovën po rriten, kështu që përfaqësuesit e autoriteteve ia lënë qytetarëve të marrin këtë vendim të rëndësishëm”, ka thënë burimi më tej./Indeksonline/