08:35 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Natë e trazuar në Serbi!

Mediat serbe kanë raportuar se Serbia ka kaluar një natë të trazuar mbrëmë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% për mallrat serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.

Ndryshe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq thirri edhe konferencë për media në mesnatë duke dërguar porosi për autoritete kosovare.

Si pikë të parë ata kanë përmendur thirrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq  për t’u mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare si dhe takimin me ambasadorët e  Kinës, Rusisë, BE-së, Amerikës dhe aleatëve të Kuintit.

Vuçiq ka specifikuar se Serbia nuk do shkelë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe as marrëveshjen e CEFTA-s, transmeton Indeksonline.

Tutje sipas mediave serbe, Vuçiq pret që vendet e Bashkimit Evropian të vënë në pikëpyetje Prishtinën për papranueshmërinë e lëvizjeve të njëanshme, që sipas tij kërcënojnë shkallëzimin e konfliktit dh rrezikojnë paqen në rajon.

“Të gjitha autoritetet serbe do të jenë të gatshme të reagojnë, për lëvizjet delikate të autoriteteve të Prishtinës. Kompromisi dhe dialogu mbeten mënyrën e vetme për zgjidhjen e problemit të Kosovës”, është cituar të ketë deklaruar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Bujë të madhe bëri vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës së produkteve serbe në 100%, sigurisht vendim ky i madh për vendin dhe aspak i pëlqyeshëm për Serbinë./Indeksonline/

Vuçiq mes lotëve: Ju lutem, ju lutem largojeni taksën