14:20 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Mediat Serbe: Në kohën kur u arrestua Gjuriqi, NATO mbante nën vëzhgim ushtrinë serbe

Në kohën kur Marko Gjuriq, drejtori i ashtuquajturës Zyra për Kosovën, u arrestua në Kosovë më 26 mars dhe kur krerët e Serbisë diskutuan edhe mundësinë e dërgimit të avionit luftarak në Kosovë, në Serbi janë vërejtur prani e disa aeroplanëve ajror pa pilot të ardhur nga Rumania.

Kështu të paktën shkruan media serbe Kurir.rs, e cila shton se qëllimi i tyre ishte vrojtimi i lëvizjes së Ushtrisë Serbe.

Sipas burimeve të kësaj gazete, avion pa pilot të NATO-s, në ditën kur u arrestua Gjuriq në veri të Mitrovicës dhe katër ditë më vonë, janë vërejtur në mënyrë të përsëritur në territorin e Serbisë qendrore.

“Fluturimi ishte i ulët dhe sipas shërbimeve tona, qëllimi i zbulimit të saj ishte lëvizja e Forcave të Armatosura Serbe”, shkruhet në këtë artikull.

“Kur Forcat Speciale të ROSU-së arrestuan Gjuriqin në Mitrovicë, si dhe disa ditë më vonë, u zhvillua një dramë e vërtetë në qiellin e Serbisë. Kjo pasi mendonin se Ushtria Serbe do reagonte për këtë arrestim”, thuhet më tej aty./Indeksonline/