11:53 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Nëse hyni në Kosovë ju pret lufta me NATO-n,  mesazhi i qartë i perëndimit ndaj Beogradit

“Kërcënime të reja të perendimit kundër Sërbisë: Beogradit në mënyrë të qartë ju ka tërhjekur vërejtja se nëse hyni në Kosovë do të keni luftë”, ky është titulli nënumrin e sotshëm të dy gazetave të afërta me pushtetin në Beograd, Kurir dhe Novosti.

Sipas burime të tyre, thuhet se një zyrtar i lartë i një shteti të fuqishëm anëtar i NATO`s në mënyrë të qartë dhe pa ekyivoke i ka thënë zyrtarëve të shteti Serb se cfarë do tentimi i ushtrisë serbe që të hyj në Kosovë në mënyrë automatike do të thotë luftë dhe “atë jo luftë me policinë e Kosovës por me forcat e NATOs respektivisht KFOR-it.

Kjo vërejtje me një pakënaqësi të shprehur qartë kundër rritjesë së gatishmërisë së ushtrisë serbe, i u është thënë zyrtarëve serb në ditët gjatë dhe pas tensionimit të situatës pas vizitës së Thaqit në Ujman, shkruan në numrin e sotshëm tabloidi serb kurir.rs duke u bazuar në lajmin e gazetës Novosti, të dyja këto mediume të njohura si të afërta me BIA dhe me Presidentin serb Vuqiq.