14:02 / E Enjte, 18 Maj 2023 / MSH

Mediat serbe: Për jetësimin e Asociacionin po përgatitet Dejtoni 2

“Është e qartë se zbatimi i marrëveshjes në Ohër të para dy muajve nuk do të jetë i lehtë, si dhe se progresi në negociata po pengohet nga “refuzimi i Kosovës për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sipas dëshirës së Serbisë, dhe gjithnjë e më shumë po bëhen të forta informacionet se pas kësaj fshihet një “plan djallëzor” e disa anëtarëve të BE-së për të vënë në skenë “Dejton 2”, vetëm se në vend të SHBA këtë herë gjithçka do të ndodh në Itali”, shkruan gazeta serbe Blic.

Këtë mundësi e ka paraqitur ish-analisti i Millosheviqit, Millovan Drecun, tani në shërbim të Vuçiqit, i cili ka vlerësuar se “sjellja e Kosovës në dialog nuk është aspak e rastësishme, por e planifikuar në bashkëpunim me disa shtete perëndimore”.

“Përndryshe, nuk do të flitej kot në qarqet diplomatike se po përgatitet një propozim nga ndërmjetësuesit evropianë për të mbledhur ekspertë nga ana jonë dhe nga Prishtina në një moment dhe t’i mbyllin në një vilë, Roma është ofruar të jetë nikoqir i këtij takimi dhe atje të negociohet për Asociacionin”, ka pretenduar Drecun.

“Afati për arritjen e marrëveshjes është i gatshëm”, ka pretenduar ai.

“Do të negociojnë derisa të arrinin një marrëveshje dhe më pas do të organizohet një konferencë donatorësh, të themi në korrik, ku do të mblidheshin disa mjete, zbatimi i të cilave do të shtyhej deri në momentin kur të arrihet një marrëveshje në përputhje me propozimin e BE-së, ka thënë Drecun.