75 Mall Live Search
10:36 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mediat serbe publikojnë fotot e serbit të vrarë në veri

Përkundër se Policia e Kosovës nuk ka arritur ta zbulojë identitetin e viktimës së një atentati dje në veri, për shkak se nuk kishte dokumente identifikuese, mediat serbe kanë zbuluar se kush është ai.

Bëhet fjalë për Dejan Steviq, nga Krushevci i Serbisë.

Mediet në Beograd kanë njoftuar se atë e ka vrarë M.U. nga Aleksinci i Serbisë. Policia e Kosovës në veri ka thënë se një person si i dyshuar për vrasjen është arrestuar pa e bërë të ditur identitetin e tij, por mediet në Beograd kanë precizuar se është arrestuar pikërisht M.U, vetëm pak kohë pasi që ka kryer vrasjen.

Steviq ishte i njohur për policinë e Serbisë, për përfshirjen në bandat kriminale serbe.