09:06 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe: Rusia na e ktheu shpinën në Interpol

Votimi për pranimin e Kosovës në Interpol, erdhi si pasojë e refuzimit të kërkesës së Serbisë dhe pesë shteteve të tjera anëtare të kësaj organizate, kundër futjes së Kosovës në agjendë, shkruajnë mediat serbe.

Sipas tyre, ishin shtetet si Kina, Spanja, Qipro, Argjentina, Suriname e Serbia kundër futjes në agjendë të Kosovës, por Rusia nuk e kishte kundërshtuar kërkesën e Kosovës.

Po ashtu, mediat serbe shprehen të pa sigurta në lidhje me suksesin e lobimit të shtetit të tyre për mos pranim të Kosovës në këtë organizatë.

Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në vitin 2010, 2015 dhe 2017./Indeksonline/

Temat: