15:51 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mediat serbe: Serbia me platformë që ka të bëjë me krizën e serbëve në Kosovë

Parlamenti serb ka prezantuar sot platformën e plotë serbe  e cila siç është thënë ofron zgjidhje konkrete për krizën e serbëve në Kosovë.

Dokumenti i titulluar ‘Aspektet  ligjore, gjeopolitike dhe të sigurisë e çështjes serbe në Kosovë’ është ndarë në shtatë njësi, të cilat përfshijnë analiza politike dhe ligjore të politikës shtetërore ndaj Kosovës nga viti 2000 deri më sot, ndryshimet gjeopolitike në botë dhe aspektet e sigurisë në çështjet serbe në Kosovë, raportohet në mediat serbe, transmeton Indeksonline. /Indeksonline/