18:09 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mediat serbe spekulojnë: Banorët e veriut mungesë qumështi e disa produkteve tjera ushqimore!

Rritja e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina po fillon të jap efektin e saj në disa mënyra.

Madje, mediat serbe kanë nisur të bëjnë spekulime të ndryshme.

Kështu, medium serb në “N1 “ka raportuar se kinse në veri që nga dita e djeshme po mungojnë disa produkte ushqimore.

Sipas të njëjtit medium, mungesën e prodhimeve serbe më së shumti po e ndiejnë banorët e veriut të Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Marketet, e kiosket në veriun e Kosovës kanë mungesë të disa produkteve ushqimore sidomos të qumështit, duke mos përjashtuar këtu as gazetat e përditshme që qytetarët informohen për zhvillimet”, vlerëson mes tjerash ky shkrim.

Megjithatë, janë një sërë produktesh kosovare të kualitetit të lartë, që serbët e Kosovës mund t’i zëvendësojnë me ato që konsumonin dikur.

Madje, shumë prodhime “Made by Kosova”, kanë rezultuar shumë më kualitative se sa ato të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. /Indeksonline/