12:44 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ankohen serbët, për arsye të taksës nuk arritën t’i marrin sot gazetat serbe në veri të Mitrovicës

Në Mitrovicën e veriut nuk arritën sot gazetat serbe. E gjithë kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksë 100% ndaj produkteve serbe që hyjnë në shtetin Kosovës.

Zvezdan Mihajloviq nga kompania ‘Beokolp’ i cili vepron në shpërndarjen e gazetave, ka thënë për Radio Kontakt Plus, që në vendkalimin në Jarinjë gazetat kaluan normalisht sa i përket shërbimit doganor nga ana serbe, por që pala kosovare kërkojë të paguhet shtesë tarifa prej 100%,  transmeton Indeksonline.

Kjo tarifë u vendos dje dhe udhëheqësit e vendit urdhëruan që vendimi të hyjë në fuqi menjëherë./Indeksonline/