11:52 / E Hënë, 01 Mars 2021 / Blerim

Mediat spanjolle: Arrestohet Bartomeu!

Njësiti special i policisë së Katalonisë, “Mossos d’Esquadra”, ka hyrë në zyrat e Barcelonës në “Camp Nou” mëngjesin e kësaj të hëne.

Për muaj me radhë, policia ka zbuluar nga Cadena SER në shkurt të  vitit 2020 se krimet e administrimit të padrejtë dhe korrupsioni midis individëve po hetohen, përcjell IndeksOnline

Ndër këta persona, që po akuzohen për krime të tilla është edhe ish-presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, që sot u arrestua nga policia në shtëpinë e tij.

Ndryshe në shkurt të vitit 2020, “Què t’hi Jugues! de SER Catalunya” zbuloi se Barça kishte punësuar një kompani të quajtur I3Ventures, qëllimi i së cilës ishte të krijonte mendime në rrjetet sociale përmes llogarive që mbronin bordin e drejtorëve dhe shpifnin personalitete të ndryshme si Joan Laporta, Víctor Font apo edhe futbollistë të tillë si Piqué dhe Leo Messi. .