08:24 / E Premte, 22 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mediat spanjolle: Reali merr talentin 20-vjeçar të River Plate

Mediat spanjolle raportuan mbrëmjen e sotme se është arritur marrëveshja mes Realit të Madridit dhe River Plate, për transferimin në kryeqytetin spanjoll të mesfushorit Ezequiel Palacios.

Futbollisti do të bëhet pjesë e Realit të Madridit duke filluar që nga muaji qershor i këtij viti, ndërsa në arkat e klubit argjentinas do të shkojnë plot 20 milionë euro.

Gjithashtu, vetë Palacios do të nënshkruajë një kontratë 6-vjeçare me Los Blancos dhe do të fitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon.

Mesfushori 20-vjeçar shkëlqeu në këtë sezon me Riverin, duke qenë protagonist i padiskutueshëm edhe në triumfin në Kupën e Libertadores, ndërsa zgjoi interesin e shumë klubeve europiane.