11:51 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mediat spanjolle zbulojnë planin e Realit për të arritur tek Icardi

Real Madridi është aktivizuar përsëri në merkato dhe drejtuesit janë duke shqyrtuar seriozisht mundësinë nëse do të bëjnë një tentativë për Mauro Icardin në merkaton e Janarit.

Gjithçka indikon që një tentim i tillë do të bëhet dhe drejtuesit kanë aktivizuar mekanizmat e nevojshëm për transferimin e tij. Objektivi numër një për të përforcuar sulmin tashmë ka vetëm një emër: Mauro Icardi.

Edhe pse nuk është i vetmi lojtarë që po e ndjekin, ai është lojtari për të cilin janë duke insistuar më së shumti.

Njerëzit e afërm me futbollistin janë pozitivë në të gjitha aspektet, por për Real Madridin kjo nuk mjafton. Drejtuesit kanë shkuar deri në atë pikë sa kanë analizuar në detaje jetën dhe episode të rëndësishme të jetës së Argjentinasit duke u nisur nga fakti që në fillimet e tij tek Inter thuhej se ishte një lojtarë i komplikuar, diçka që duket se nuk rezulton në muajt e fundit, përcjellë Albeu.com.

Stabilitet sportiv

Nën udhëheqjen e trajnerit Spaletti ai ka gjetur një stabilitet sportiv që nuk e kishte më parë. 15 golat në 14 ndeshjet e luajtura e dëshmojnë diçka të tillë, por dyshimet që u ngritën për të kryesisht kishin të bëjnë me jetën e tij personale. Por sidoqoftë, ‘informatorët‘ e klubit që kanë ndjekur nga afër Icardin dhe teknikët që e kanë atë çdo ditë në fushat sëtrivtore, flasin për një Icardi të fokusuar, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë personal, faktor kyç për entitetin Madrilen për të arritur deri tek nënshkrimi i tij.

Agjenti dhe njëkohësisht gruaja e tij, Wanda Nara, ka bërë të ditur tashmë që kontaktet me Real Madridin kanë filluar duke përhapur kështu panikun brenda ekipit. Icardi ka patur një të shkuar me ‘Blaugranët’ pasi që është një lojtarë që ka dalë nga akademia e Barcelonës. Argjentinasi e shpjegoi në këtë mënyrë arsyen se pse u largua nga Barcelona: ”Vendosëm me përfaqësuesit e mi të largohesha nga Barcelona sepse ishte një skuadër ndryshe nga karakteristikat e mia dhe kërkuam një ndryshim futbolli në Itali, futboll që i adaptohet më shumë stilit tim”.

Në Bernabeu tashmë e dinë edhe çmimin e largimit të sulmuesit të Inter (kontrata i përfundon në vitin 2020): diku rreth 100 milion euro.