75 Mall Live Search
23:45 / E Premte, 24 Maj 2024 / MSH

Mediat turke: Negociatat Turqi-Kinë për ndërtimin e një termocentrali bërthamor janë drejt fundit!

Negociatat e Turqisë me Kinën për një termocentral bërthamor në rajonin e Trakisë Lindore janë afër fundit, shkruajnë mediat e huaja.

CGTN Türk citon deklaratat e ministrit turk të Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, i cili tha në një intervistë gjatë vizitës së tij në Kinë, se po punojnë për të përfunduar këtë marrëveshje.

“Ne po punojmë për të përfunduar këtë marrëveshje ndërqeveritare brenda pak muajsh.”

Ai gjithashtu theksoi se të dy vendet kanë mundësi të gjera për bashkëpunim në sektorin e energjisë, duke thënë se investimet duhet të rriten për të plotësuar kërkesën në rritje të Turqisë për energji.