75 Mall Live Search
16:42 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mediat zbulojnë të ardhmen e Solarit – dhe është befasi

Real Madridi ka besim në Santiago Solarin. Sipas prezantuesit të Jugones, Josep Pedrerol, klubi do ta konfirmojë së shpejti se trajneri do të vazhdojë të qëndrojë në klub deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Pra, Real Madridi do t’i ofrojë Solarit një kontratë deri në qershor të vitit 2020. Një njoftim zyrtar pritet të bëhet këtë javë.

Solari nuk kishte si ta fillonte më mirë punën e tij – në katër ndeshjet e para, ai ka regjistruar katër fitore, transmeton IndeksOnline.

Statistikat e tij si trajner i Real Madridit janë mbresëlënëse – 15 gola të shënuar dhe 2 gola të pësuar.

Përndryshe, ky është starti më i mirë i një trajneri në postin e Real Madridit në 116 vite histori.

Lojtarët si Lucas Vazquez dhe Alvaro Odriozola, përndryshe, e kanë shprehur publikisht se duan që trajneri argjentinas të qëndrojë në Madrid./IndeksOnline/