17:58 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mediumi i madh amerikan, New York Times shkruan për dorëheqjen e Haradinajt!

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt ka raportuar edhe mediumi i njohur i amerikan.

New York Times shkruan se Kryeministri i Kosovës ka dhënë dorëheqjen pasi u ftua për t’u marrë në pyetje nga gjykata e Hagës, e cila hetoi krimet kundër serbëve gjatë dhe pas luftës 1998-99.

Ramush Haradinaj tha se kishte rënë dakord të intervistohej, dhe këtë gjë nuk dëshironte ta bëntë si kryeministër, transmeton Indeksonline

“Gjykata filloi të intervistojë disa luftëtarë të Kosovës këtë vit, Haradinaj ishte një nga komandantët kryesorë të UÇK-së gjatë luftës”, shkruan NY Times.