15:22 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mediumi gjerman: Albin Kurti, një njeri i kundërshtimeve

Pas formimit të koalicionit mes LDK-së dhe LVV-së, medium i njohur gjerman ‘taz.de’ ka bërë një shkrim për liderin e LVV-së.

Mediumi gjerman e ka quajtur Kurtin njeri të kundërshtimeve, transmeton Indeksonline.

“Kurti mbetet radikal për shumë njerëz”

Sipas autorit të shkrimit, Kurti bëri fushatë kundër padrejtësisë dhe diskriminimit, kundër totalitarizmit nga të gjitha palët. Siç shkruhet në këtë shkrim të ‘taz.de’, Kurti vazhdon të flas kundër korrupsionit dhe nepotizimit që janë pjesë e shoqërisë kosovare që nga epoka otomane.

Në tekst shkruhet për protestat e Albin Kurtit dhe për luftën kundër korrupsionit, që për liderin e LVV-së është parësore.

“Në fjalimet e tij të fundit, Kurti i premtoi pakicës serbe në Kosovë bashkëpunim dhe integrim të gjerë. Ai i kërkoi Serbisë që të kthejë të mirat e vjedhura kulturore dhe të sqarojë vendndodhjet e shqiptarëve të zhdukur që ishin deportuar në Serbi gjatë luftës.”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e mediumit gjerman./Indeksonline/

https://taz.de/Regierungsbildung-in-Kosovo/!5657274/