19:02 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mediumi i famshëm anglez, të mahnitur nga koreografia në “Fadil Vokrri”

Kosova dhe Anglia po masin forcat në stadiumin që nuk i dha asnjëherë humbje Kosovës.

Ndërsa në fillim të takimit, gjatë intonimit të himneve, u zhvillua një prej koreografive më të rralla në histori të futbollit.

Flamujt anglez në duart e kosovarëve gjatë himnit të shtetit mik, Anglisë, shkruan Indeksonline.

Por nga ky gjest mbeten të mahnitur jo vetëm lojtarët e tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri”, por i gjithë populli anglez.

Bleacher Report Football ka raportuar dhe shpërndarë fotografi nga stadiumi në Prishtinë, si dhe i ka bashkangjitur shkrimin : “Himni i kundërshtarëve po këndohej, por vendi pritës ngritë lart flamurët për ta”

/Indeksonline/