11:00 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mediumi i madh sportiv: Kosova frikësoi Anglinë

Anglia mposhti Kosovën 5:3 në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 duke ia prishur statistikën mbresëlënëse prej 15 ndeshjeve pa humbje.

Në të njëjtën kohë, kjo ishte edhe humbja e parë e Kosovës nën drejtimin e Bernard Challandes.

Megjithatë, përkundër humbjes, Kosova tregoi karakter dhe arriti t’ia shënonte Anglisë 3 gola, diçka që rrallë ndodh, shkruan Indeksonline.

Mediumi i famshëm anglez i sportit, GivemeSport ka shkruar në lidhje me këtë ndeshje duke thën se Kosova frikësoi Anglinë, duke aluduar në golin e minutës së parë të Valon Berishës që heshti stadiumin “St Mary’s”.

“Kjo ishte për Kosovën, mbarimi mbresëlënës i 15 ndeshjeve pa humbje. Skuadra e Challandes vendosi një shfaqje të guximshme, por ata nuk mundën të përballen me cilësinë e kundërshtarit me të cilin nuk janë përballur më parë dhe gjërat shkuan drejt fundosjes shpejt në pjesën e parë. Ata rivendosën disa krenari pas pushimit, duke shënuar dy herë dhe duke u dhënë arsye tifozëve të tyre që të brohorisnin” – thuhej në artikullin e GivemeSport./Indeksonline/