08:42 / E Diele, 10 Tetor 2021 / OSH

Mediumi më i madh gjerman e quan “kontraverse” fitoren e Bosel kundër Krasniqit

Mediumi më i madh gjerman “Der Spiegel” e ka quajtur “kontraverse” fitoren e Dominic Bosel kundër Robin Krasniqit mbrëmë në Magdeburg.

“Dominic Bösel mposhti Robin Krasniqin në mënyrë kontroverse në pikë”, kështu është titulli i mediumit gjerman pas ndeshjes së mbrëmshme, transmeton Indeksonline.

“Vendimi u përshëndet me fishkëllima nga shumica e tifozëve, pasi Krasniqi ishte boksier më i mirë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e “Der Spiegel”.

Tutje, në artikull shkruhet se Bosel u mundua që të qëndronte para kundërshtarit me mbrojtje të dyfishtë dhe kërkonte hapsirë por që këtë Krasniqi ia ofroi rrallë.

Mediumi gjerman shkruan se Krasniqi ishte më kërkues dhe tentoi më hsumë dhe mbylli mirë sulmet e Bosel.

Po ashtu në tekst shkruhet që Bosel e goditi disa herë prapa koke me grushte që quhen “grushte lepuri” por  gjyqtari, Ingo Barrabas nuk i zbriti asnjëherë pikë Boselit përkundër që ia tërhoqi vërejtjen disa herë.

“Der Spigel” shkruan se Robin Krasniqi meriton edhe një ndeshje tjetër me Boselin./Indeksonline/