19:20 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / MSH

Mefi bën një xhiro në këmbë në veri, jep një premtim të madh

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, Zubin Potokun dhe Zveçanin.

Ai ka thënë se këto qytete po jetojnë një realitet të ndryshuar pozitivisht, si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjellur ligjshmëri.

“Ende ka punë për të bërë por ne nuk kemi plan me u ndalë! Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë” ka thënë mes të tjerash deputeti Bajqinovci.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Një vizitë në fundjavë, siç shihet në pikë të ditës me mikun tim Sefin, në veriun e Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut, në një realitet krejtësisht të ndryshuar pozitivisht, si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjellur ligjshmërinë në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Ende ka punë për të bërë por ne nuk kemi plan me u ndalë! Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë.