13:25 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Mefushori kosovar dënohet me 12 muaj moslojë, shpejt vendimi edhe për Liridon Lecin

Komisioni Disiplinor në Futbollin e Kosovës e ka dënuar me 12 muaj moslojë mesfushorin e Vushtrrisë, Besart Veseli.

Kjo pasi që Veseli e kishte goditur një lojtar të Fushë Kosovës teksa po qëndronte i shtrirë në fushë.

“BESART VESELI; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria me numër të ID kartelës; 003130M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 7, në procedurë disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar komisionit për ndëshkim me karton të kuq dhe sulm fizik në lojtarin kundërshtar- goditje dhe shkelmim pa top të lojtarit kundërshtar derisa ky ishte i shtrirë për toke në ndeshjen e javës së; XXV-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – F.KOSOVA e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin “Ferki Aliu “në Vushtrri . (raportet e zyrtarëve nga ndeshja si dhe inçizimet televizive nga ndeshja e zhvilluar në Vushtrri). Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika 2.; DËNOHET; me ndalesë loje për; 12 muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndërkaq, vendimi për Liridon Lecin pritet të merret së shpejti pasi që mbrojtësi i Dritës kishte grushtuar lojtarin e Trepçës ’89, Hasan Hyseni, në zhveshtore, pas përfundimit të ndeshjes, Drita – Trepça ’89.

“LIRIDON LECI ; lojtar i klubit të futbollit “DRITA “nga Gjilani me numër të ID kartelës ; 000540M85 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 13, për sjellje josportive; fyerje, ofendime sharje dhe kërcënime drejtuar asistentit; Granit Hyseni si dhe sulmi fizik në lojtarin kundërshtar me numër 7, Hasan Hyseni i klubit të futbollit “Trepça 89 “nga Mitrovica pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVIII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – TREPÇA ’89, e zhvilluar me datë 21.04.2019 në stadiumin e qytetit (në mungesë të raporteve të kërkuara ); mbetet në procedurë disiplinore të PEZULLIMIT pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në pezullim Liridon Leci, delegati ndeshjes Isak Ejupi, zyrtari klubit dhe personi për siguri të klubit të futbollit “Drita “nga Gjilani për atë ndeshje si dhe nga lojtari i klubit të futbollit “Trepça 89 “ Hasan Hyseni i cili ishte i sulmuar pas përfundimit të ndeshjes nga lojtari Liridon Leci. Deklaratat duhet deponuar deri me datë; 30.04.2019”, thuhet në njoftimin e Federatës./Indeksonline/