12:40 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Megan Fox shihet për herë të parë në publik pas ndarjes nga bashkëshorti

Kohët e fundit ajo u nda nga Brian Austin Green dhe që atëherë është lidhur në mënyrë romantike me reperin Machine Gun Kelly.

Por Megan Fox doli për herë të parë në publik pas thashethemeve për romancë të re.

Aktorja 34-vjeçare u pa nga fotografët në Calabasas, Kaliforni të enjten, në një veshje sportive dhe në formë të mirë.

Ylli i Transformers dukej joshëse ishte e tëra e kombinuar në ngjyrë të gjelbër teksa kishte dalur për shëtitje.

Brian njoftoi ndarjen në fillim të këtij muaji, ndërsa  javën e kaluar, Megan u paraqit në videoklipin e ri muzikor të Machine Gun Kelly në skena mjaft intime.

Supozimi për romancën e re të Megan filloi më 15 maj kur ajo dhe reperi u panë në të njëjtën makinë.

Megan është martuar me Brian që nga viti 2010 dhe ata kanë tre djem – Noah, shtatë, Bodhi, gjashtë vjeç dhe Journey, tre./Indeksonline/