08:16 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / AR

Meghan e Harry rikthehen në tapetin e kuq për t’ua rrëmbyer vëmendjen të gjithëve

Princ Harry dhe Meghan Markle i janë rikthyer tapetit të kuq pas shumë kohës! Duka dhe Dukesha i Sussex u shfaqën në eventin e mbajtur në Salute to Freedom Gala, në New York, event i cili nderon gratë dhe burrat veteranë që shërbyen dhe luftuan për kombin. 

Meghan Markle rikthehet në tapetin e kuq për t'i rrëmbyer

Më shumë se gjithçka tjetër, vëmendjen e mori pamja e Meghan, e cila zgjodhi një fustan të kuq nga Carolina Herrera kombinuar me një palë taka ngjyrë vishnje saten nga Giusseppe Zanotti. Look-u i dukeshës ishte më shumë se glamoroz, i freskët dhe mbi të gjitha i guximshëm. Pjesa surprizë e fustanit ishte pjesa e mbrapme, ku vinte i fryrë e ndërsa para përfundonte drejt dhe ngushtë pas trupit. 

Meghan Markle rikthehet në tapetin e kuq për t'i rrëmbyer
Meghan Markle rikthehet në tapetin e kuq për t'i rrëmbyer

Veshjen Meghan e përshtati me flokë të mbledhura lart dhe me në grim të lehtë, duke ja lënë kështu gjithë vëmendjen fustanit. Krah saj qëndronte princ Harry, i veshur me një kostum klasik të zi për ceremoninë e veçantë.

Meghan Markle rikthehet në tapetin e kuq për t'i rrëmbyer

Gjatë gjithë kësaj kohe, ndonëse kanë shmangur dalje të tilla publike, çifti ka qenë gjithmonë i zënë duke folur dhe diskutuar rreth çështjeve të rëndësishme sociale dhe ekonomike.