20:43 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Meghan i ikë sërish dizajnëve britanik, frymëzohet nga markat e vendeve tjera

Meghan Markle nuk është hera e parë që i ikë dizajnëve britanike për t’u veshur.

Kjo u pa edhe gjatë një vizite që kishte ajo së bashku me bashkëshortin e saj Harry, ku shihej e veshur me marka të vendeve tjera.

Ajo mbante një pallto ngjyre kremi të dizajnuar në Itali nga Armani, e cila besohet të kushtoj 2 mijë funta, dhe një fund lëkure nga Gjermania i brenditë Hugo Boss që kushton 369 funta.

Ajo mbante një bluzë prej 69 funtash të firmës “From&Other Stories”, e cila është pjesë e grupit dizajnues suedez të H&M, dhe një çantë dore të dizajnuar në New York nga Gabierla Hearst me vlerë prej 1 mijë e 685 funta./Indeksonline/