15:30 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Meghan Markle mban fjalim në gjuhën lokale në Zelandë, merr reagime të shumta

Meghan Markle ka bërë një fjalim në Zelandën e Re, duke folur në gjuhën lokale të vendasëve.

Dukesha e Sussex, e cila ka vizituar shtetin e Zelandës së bashku me bashkëshortin e saj, Princ Harry, ka mbajtur një fjalim rreth votimit të grave npër qeverisje, shkruan Indeksonline.

Publiku shpërtheu në duartrokitje kur ajo filloj fjalimin e saj me përshëndetje formale në gjuhën Te Reo Maori, gjuha e njerëzve maorianë indigjenë, shkruan Indeksonline.

I folur nga një pakicë e vogël e popullsisë së vendit prej 4.9 milion, Maori po shijon një rritje të popullaritetit. Ekzistojnë shkolla zhytjeje gjuhësh për nxënësit e shkollave fillore dhe frazat nga gjuha janë të përfshira rregullisht në transmetimet radiotelevizive.

Edhe pse nuk është shprehur në mënyrë të përkryer, Markle ka marrë komente me ngrohtësi ndërsa ajo vazhdoj të fliste për feminizimin në Zelandën e Re, e cila po shënon 125 vjetorin e bërjes së vendit të parë në botë për t’i dhënë grave votën.

Çifti mbretëror janë mirëpritur nga vendasit duke u bërë pjesë e ceremonisë tradicionale të banorëve. Ata poashtu do të vizitojnë disa qytete të ishullit të veriut përpara se të kthehen në britani./Indeksonline/

 

Temat: