13:59 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Meghan Markle ndryshon look dhe si gjithmonë ka një kuptim nga pas

Flokët e saj të reja të gjata dhe të lezetshme janë shumë larg modeleve perfekte të ditëve ku ajo ishte dukeshë.  

Duke folur për The Telegraph, ish-parukjeri dhe shoku i ngushtë i Meghan, George Northwood tha se flokët e ish-Dukeshës me një gjatësi kaq të madhe kanë një kuptim.  

“Ajo po bën një deklaratë me këto flokë kaq të gjatë – ato përfaqëson forcë dhe një ndjenjë sigurie për të treguar se të gjitha po shkojnë mirë.” shpjegoi ai.

“Ky model flokësh më i drejtë dhe më i gjatë shënon një kapitull të ri në jetën e saj pa protokolle të rrepta.”

Pamja e re është sigurisht shumë larg nga pamja e që ajo pati gjatë fejesës së saj në mars.

George gjithashtu shpjegoi se kur ai modelonte flokët e Meghan për ngjarjet kur ajo ishte një pjesëtare e familjes mbretërore, ata donin që Meghan të ndihej e relaksuar ndërsa kishte akoma atë pamje të lëmuar dhetë rregullt.

“Ndërsa tani, ajo mund të marrë një qasje më të relaksuar të të veshurit, prandaj një model i thjeshtë flokësh funksionon bukur – është i rastësishëm dhe i përshtatshëm për jetën e saj të re.”