07:42 / E Enjte, 20 Prill 2023 / AR

Meghan Markle, pjesë e programit të Mbretit Charles

Meghan Markle mund të mos i bashkohet Princit Harry për kurorëzimin e ardhshëm të mbretit Charles, por ajo do të përfshihet ende në program.

Çifti kontrovers është paraqitur në një nga fotot e përdorura në programin zyrtar të suvenireve të kurorëzimit, sipas fotografit Chris Jackson. Fotografia e  cila është marrë në vitin 2018 gjatë festimit të ditëlindjes së 70-të të Charles në Clarence Gardens, tregon të gjithë familjen mbretërore duke buzëqeshur  ndërsa pozojnë për portretin e tyre.

Mbretëresha Camilla dhe Mbreti Charles,, u ulën pranë njëri-tjetrit në një stol me nipërit e mbesat Princ George, 9, dhe Princeshën Charlotte, 7, në të dyja anët e tyre. Princesha Kate, qëndronte  duke mbajtur fëmijën e atëhershëm, Princin Louis, tani 4 vjeç, ndërsa  Princi Williamqëndronte pranë saj dhe vëllait të tij tashmë të larguar me gruan etij.

Javën e kaluar, Harry,njoftoi se do të merrte pjesë në ceremoninë e kurorëzimit pa Markle, e cila zgjodhi të qëndronte pas për ditëlindjen e 4-të të djalit të tyre Archie, e cila bie në të njëjtën ditë. Pavarësisht se qëndroi në shtëpi për të minimizuar dramën, Markle u kritikua ashpër se “i pëlqente ” të shihte familjen e Harry-t, pasi i kishte sulmuar vazhdimisht në media.

Marrëdhënia e çiftit me anëtarët e familjes së tij u përkeqësua pasi dyshja u larguan nga detyrat e tyre  në vitin 2020 dhe vetëm janë përkeqësuar që atëherë. Udhëtimi i ardhshëm i Harry-t në Londër do të shënojë herën e tij të parë që viziton familjen e tij që kur ai foli për ta në  “Harry & Meghan” dhe në kujtimet e tij “Spare”. Tani, anëtarët e familjes së tij thuhet se nuk kanë “asnjë interes” të bashkëveprojnë me Harry-n kur të ribashkohen më 6 maj.