14:38 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Meghan Markle thyen edhe një herë rregullat mbretërore me veshjen e saj  

Bashkëshortja e Princ Harry, Meghan Markle,  po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave, shkruan Indeksonline.

Kjo për faktin se Meghan, me raste po del të jetë kundër rregullave mbretërore, ani pse disa prej gabimeve të vogla, po cilësohen si mjaft të lezetshme nga ana e saj.

Një lëshim i fundit që dukesha ka bërë, është fustani i çarë në pjesë e gjurit, me të cilin u paraqit krejt haptazi, edhe pse në njërin nga imazhet shihet tendenca për ta mbuluar atë pjesë.

Gjithsesi, dukesha, vazhdon të mbahet për stilin e saj me shumë elegancë dhe për reflektimin pozitiv./Indeksonline/