13:22 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Megjithat, Thierry Henry nuk do ta drejtojë Bordeauxin

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry nuk do të emërohet trajner i Bordeaux, pasi që bisedimet mes të dyja palëve kanë dështuar.

Goal zbuloi të hënën se një marrëveshje mes Henryt dhe klubit francez ka ngecur.

Dhe tani është konfirmuar se bisedimet janë ndalur, me presidentin e Bordeaux, Stephane Martin që tha: ”Mund të konfirmojmë përfundimin e bisedimeve”.

Pas vendimit për shkarkimin e Gus Poyet, bisedimet me Henryn kasnë zgjatur 10 ditë, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, kuptohej se Henry ishte i shqetësuar në lidhje me situatën, e cila e priste te klubi francez.

Henry e kishte bërë të qartë se donte përforcime në skuadër, para se afati kalimtar në Francë të mbyllet të premten.

Dhe legjenda franceze e futbollit ishte i vetëdijshëm për vështirësitë që mund t’i haste në këtë./Indeksonline/