13:02 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Henry arrinë marrëveshje që të bëhet trajner i klubit të njohur francez

Thierry Henry pritet që t’i marrë hapat e parë si trajner tani pasi mediat në Francë konfirmuan se ai ka arritur marrëveshje që ta drejtojë skuadrën franceze, Bordeaux.

Henry u largua nga roli i tij si analist i Sky Sports pas Kupës së Botës pasi që ai dëshironte të fokusohej më shumë te karriera menaxheriale dhe nuk besoi se është gjë e duhur të punojë si analist.

Ish-sulmuesi i Arsenalit ishte në Rusi këtë verë dhe ishte ndihmës i Roberto Martinez te Kombëtarja belge, e cila e arriti gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Me gjasë, roli i tij te Belgjika e shtyri atë të bëhet trajner dhe ish-trajneri, Arsene Wenger konfirmoi se Henry e donte një rol drejtues te Bordeaux.

”Por, ai dëshiron ta bëjë këtë”, tha Wenger për Corse Matin.

”Ai është inteligjent dhe ka cilësi. Puna ekzistenciale që ne gjithnjë ia bëjmë vetes është nëse jemi të gatshëm ta sakrifikojmë jetën tonë për punën e trajnerit”.

Tani, gazeta franceze, RMC ka konfirmuar se 41-vjeçari ka arritur marrëveshje të bëhet trajner i klubit francez.

Së fundmi, Gus Poyet ka qenë trajner i skuadrës, por ende nuk është shkarkuar ende. Megjithatë, ish-trajneri i Sunderlandit ishte pezulluar nga klubi javën e kaluar.

Kjo për shkak se uruguaiani e kishte kritikuar politikën e klubit në afatin kalimtar, duke thënë: ”Jam i pakënaqur. Janë kohërat më të këqija për mua te klubi”./IndeksOnline/