11:48 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Mehaj: Shqipëria e Kosova po përgatisin kuadro profesioniste ushtarake

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj bëri të ditur se është shtuar t edhe më shumë numri i oficerëve shtabor të FSK-së, të cilēt diplomojnë në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë

May be an image of 5 people, people standing and military uniform

Ai përmes një postimi në Facebook njoftoi se në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë të Republikës së Shqipërisë, kanë diplomuar sot në Kursin Themelor të Oficerit të Shtabit, pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkah motrave e vëllezërve oficerë nga FA të Republikës së Shqipërisë.

“Ky kurs përgatitë oficerët për të udhëhequr dhe komanduar në shtabet e ushtrive, për të arritur efikasitet dhe për të marrë përgjegjësi në detyrat dhe obligimet ushtarake. Dy ministritë dhe forcat tona, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë, jemi duke përgatitur kuadro profesioniste ushtarake sipas standardeve më të larta për të qenë maksimalisht të ndërveprueshëm me forcat e vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerët e saj.”, shkroi Mehaj.

May be an image of 3 people and people standing

Ai shprehu mirënjohje dhe falënderim vëllazëror për Ministrin Peleshi, gjeneralët Kingji e Bitri, si dhe gjithë personelin e Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, kurse oficerëve të diplomuar i ka uruar për suksese të mëtejme në shërbim dhe karrierë.

“Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, përfundoi ministri Mehaj.