16:44 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Mehmeti: Aprovohen rreth 90 për qind e kërkesave për shtyrje të kësteve – Bankat mos t’i ngritin tarifat

Pezullimi i përkohshëm i pagesave të kësteve të kredisë po rishikohet rast pas rasti nga bankat me qëllim që këto përfitime të shkojnë vetëm te ata të cilët janë prekur nga kriza aktuale dhe deri më tash janë aprovuar rreth 90 për qind të kërkesave të klientëve shtyrjen e kredive.

Kështu thotë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Fehmi Mehmeti, duke shtuar se bankat komerciale në asnjë mënyrë nuk duhet t’i rrisin tarifat për kryerjen këtyre shërbimeve gjatë kësaj periudhe.

Guvernatori Mehmeti në një intervistë thotë se në këtë periudhë të pandemisë Covid-19, pas mbylljes së disa bizneseve, pritet të mbyllen vende të punës plotësisht dhe pjesërisht, si dhe një rënie ekonomike minus dy deri minus 4 (-2 deri-4).

“BQK-ja për mes masave, ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjore për të parandaluar klasifikimin e kredive që të mos kërkojnë provizione shtesë dhe mos të klasifikohen si kredi jo-performuese në regjistrin e kredive. Gjithsesi ne iu kemi bërë me dije bankave që në asnjë mënyrë nuk duhet t’i rrisin tarifat për kryerjen këtyre shërbimeve gjatë kësaj periudhe. Ju kemi bërë thirrje bankave që mos të bëjnë shtrenjtim të tarifave dhe mos të aplikojnë masa ndëshkuese ndaj asnjë personi fizik apo juridik që është afektuar prej krizës dhe që ka bërë kërkesë për shtyrje. Ne veç i kemi paralajmëruar bankat që në rast se nuk e zbatojnë në plotni këtë vendim të Bankës Qendrore, ne do të fillojmë ekzaminimet për secilën bankë pasi që të përfundon kjo pandemi dhe do të marrim masa ndëshkuese ndaj të gjithë atyre institucioneve të cilat nuk e kanë respektuar vendimin e BQK-së. Mirëpo, mund të them se shumica ose 80-90 për qind janë aprovuar të gjitha kërkesat që janë paraqitë deri më tani në bankat komerciale”, thotë Mehmeti.

Ai beson se me planin e rimëkëmbjes ekonomike që do të jetë në vlerë shumë më të madhe se pakoja emergjente, do të ndihmojë ekonominë në këtë sfidë që po ballafaqohet vendi dhe e tërë bota.

Mehmeti po ashtu tha se kjo krizë do të ndikojë edhe në uljen e remitencave, investimeve të huaja dhe në rënien kreditimit.

“Me të drejt janë marrë një sërë masash kufizuese të aktivitetit ekonomik gjë që ka bërë që shumë biznese të mbyllen dhe kjo ndikon që individët ta humbin vendin e punës plotësisht apo plotësisht, kjo edhe si rezultat i asaj që presim edhe një rënie ekonomike minus dy(-2 deri-4). Është bërë një plan emergjent i qeverisë, do të ketë efektin e vet si plan emergjent, por besoj dhe shpreh të kemi dhe një plan të rimëkëmbjes ku do të jetë në vlerë shumë më të madhe dhe do të ndihmojë ekonominë që të kalojë këtë sfidë të cilën po ballafaqohet sot Kosova dhe i tërë globi në tërësi. Një kanal tjetër shumë i rëndësishëm i goditjes së ekonomisë së Kosovës nga kriza pandemike mund të jetë edhe sektori i jashtëm. Kosova ka një varësi mjaft të lartë nga remitencat, duke pranuar një shumë prej 10 përqind të GDP-së në baza vjetore. Rënia e aktivitet ekonomik në vendet e zhvilluara, pa dyshim pritet që të ndikoj edhe në zvogëlimin e këtij burimi shumë të rëndësishëm për financimin e konsumit në vendin tonë”, thekson Mehemti.

Ai po ashtu thotë se bankat komerciale janë duke ofruar edhe shërbime online, ndër to edhe për hapje të gjiro llogarive, i cili kërkojë nga klientët e bankave që t’i shmangen parasë kesh.

“Shumica e bankave ofrojnë shërbime të ndryshme online, të cilat kanë lehtësuar qasjen në shumicën e shërbimeve bankare pa prezencë fizike nëpër degë të bankave. Në ndër masat që kemi marrë, kemi siguruar një sistem efikas të pagesave përfshirë edhe në zonat që kanë qenë të izoluara. Gjithashtu kemi bërë dezinfektimin e parave, por njëkohësisht kemi kërkuar që të respektohen të gjitha masat të cilat janë kërkuar prej IKSHP-së… Klientët sa më pak të bëjnë pagës përmes keshit, bankat janë duke punuar me orar të plotë dhe janë funksionale. Ka siguri të plotë, ka stabilitet, ka qëndrueshmëri sektori bankar. Është duke punuar sektori bankar 24/7. Pra, qytetarët mund të hapin llogari bankare online? Po, kjo është e mundshme, të gjitha bankat ofrojnë një qasje të tillë, online qoftë për pagesa apo edhe shërbime të tjera që kërkohen”, thotë ai.

Guvernatori Mehmeti ka siguruar se sistemi bankar në vend është i sigurt dhe likuid, si dhe qëndrueshëm