10:09 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mel B me libër biografik, tregon se e kishte menduar vetëvrasjen

Këngëtarja e njohur e “Spice Girls”, Melanie Brown, e njohur ndryshe si Mel B, ka publikuar librin e saj biografik të titulluar “Brutally honest” (Brutalisht e sinqertë), ku në një fragment tregon periudhën e vështirë që ka kaluar në X-Factor.

Teksa ishte pjesë e jurisë, Mel B rrëfen se asokohe konsumonte çdo ditë kokainë, madje kishte tentuar edhe vetëvrasjen.

“Isha shumë e trishtuar, kisha dalë jashtë kontrollit. Në ‘X Factor’ merrja 6 viza kokainë në ditë, para dhe pas punës. Më bënin të harroja gjithçka, përveç spektaklit.”- është shprehur.

Ajo u përpoq të kalonte në mbidozë ilaçesh kundër dhimbjeve dhe ndihej “e dhunuar emocionalisht, e larguar nga familja, e shëmtuar, e urryer nga njerëzit që dikur premtuan se do ta mbronin. Ish-burri dhe ish-menaxheri i saj e kërcënonte se do të publikonte videot e seksit.

Mirëpo, për fat të mirë, Mel B e mori veten dhe u shfaq edhe në “X Factor” pak ditë më vonë, megjithëse pësoi dëmtime serioze në mëlçi