17:02 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Melania Trump si Marylin Monroe, era nuk e lë të qetë (Foto)

Thuajse njësoj si Marylin Monroe në skenën e famshme me fustanin, edhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara e ka parë veten në siklet ndërsa po udhëtonte drejt Neshvillit, në Tenesi, për të promovuar fushatën e saj “Be Best”.

Melania Trump vizitoi një spital fëmijësh në këtë udhëtim, por ndërsa po ngjitej në bordin e një avioni ushtarak, në bazën ajrore Endrjus në Meriland, fustani i saj u pa të fluturonte nga era.

Ajo sigurisht nuk është figura e parë publike që bie në kurthin e erës, e veshur me fustan, gjatë një vizite zyrtare. Në 2011, Kate Middleton pati të njëjtin problem kur ajo dhe Princi Uilliam u ulën në Kanada. Era e fortë bëri që fustani i saj i verdhë të fluturonte, ndërsa vetë dukesha përpiqej më kot ta mbante atë nën kontroll dhe e gjithë kjo ndodhte nën blicët e fotografëve.

Një incident i ngjashëm u përsërit edhe në vitin 2014, kur ajo dhe Princi Uilliam mbërritën në Uellington të Zelandës së Re.

Duke u kthyer tek Melania, herët e fundit që ajo është parë të vizitojë vende të ndryshme, kishte zgjedhur të vishte pantallona apo funde të ngushta, që sigurisht nuk lejojnë të ndodhë diçka e tillë. Sidoqoftë, ka edhe një teknikë tjetër për të evituar incidente të tilla. Mbretëresha Elisabetë dihet se zgjedh të vendosë pesha si ato të perdeve në fund të kostumeve të saj, në mënyrë që era e fortë të mos i bëjë veshjet e saj të fluturojnë.

Temat: