16:45 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Trump dështon përsëri, harron t’i blejë Melanisë dhuratë për ditëlindje (Foto)

Presisdenti Donald Trump ka marrë pjesë në një emision në Fox News ku ka dhënë një deklaratë aspak të këndshme për gruan e tij.

Kjo e fundit dje kishte mbushur 48 vite kurse Trump ka thënë se nuk i ka blerë asaj një dhuratë ditën e djeshme për arsye se është shumë i zënë.

Image result for melania trump donald trump

“Më mirë mos më futni në këto tema, sepse mund të kem probleme. Ndoshta nuk i kam blerë shumë”.

Ai ka shtuar se një mesazh i bukur dhe disa lule janë më se të mjaftueshme për të.

Image result for melania trump donald trump

“Një mesazh i bukur dhe lule, jam shumë i zënë që të kërkoj për dhurata, në rregull” ka theksuar Trump.

Ndryshe, cifti presidencial Trump shpesh janë bërë pjesë e mediave për marrëdhënien e tyre jo edhe aq të afërt./Indeksonline/

Image result for melania trump donald trump