75 Mall Live Search
21:19 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / OSH

Melinda Ademi në zi, humbi njeriun më të dashur të zemrës

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi ka bërë të ditur se ajo humbi nënën e saj para disa ditësh nga beteja me kancerin.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të bërë në Instagram se nëna e saj ka ndërruar jetë nga një betejë e gjatë me kancerin.

“Më 3 Mars 2021, nëna ime e dashur Zonja Ademi ndërroi jetë nga beteja e saj me kancerin e gjirit në moshën 50 vjeç. Ky është mesazhi më i vështirë që kam shkruar ndonjëherë, dhe fjalët nuk mund të përshkruajnë trishtimin që ndiej ? Ditët e kaluara kanë qenë ditët më të vështira të jetës sime, dhe unë po mbledh forcat e mia për të shkruar këtë post kushtuar asaj sepse bota meriton të dijë për nënën time të mahnitshme, dhe sa fort luftoi dhe dashuroi”, ka shkruar mes tjerash ajo./IndeksOnline/