75 Mall Live Search
22:30 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / AR

Vera Wang surprizon fansat me look-un e ri

Vera Wang ka festuar 77-vjetorin e lindjes, duke rrëmbyer sërish vëmendjen e publikut me pamjen e saj rinore dhe një transformim të papritur në look.

Stilistja e njohur publikoi në Instagram disa fotografi nga festa e ditëlindjes, ku u shfaq me një model të ri flokësh “bob” në ngjyrë bionde, duke lënë pas flokët e saj karakteristikë ngjyrë kafe të errët.

Ndryshimi u komentua menjëherë nga fansat, të cilët spekuluan në rrjetet sociale se mund të bëhej fjalë për një paruke, megjithëse Wang nuk ka dhënë asnjë sqarim për pamjen e re.

Për festën, stilistja kishte zgjedhur një fustan të bardhë elegant pa mëngë, të cilin e kombinoi me taka me motive leopardi. Ajo pozoi e buzëqeshur mes miqve dhe familjarëve, ndërsa fikte qirinjtë mbi tortën e ditëlindjes me numrin 77.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Vera Wang surprizon me transformimet e saj. Gjatë viteve, ajo ka eksperimentuar vazhdimisht me modele dhe ngjyra të ndryshme flokësh, duke dëshmuar se nuk ka frikë të provojë stile të reja. Përveç suksesit në botën e modës, Wang vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara për pamjen e saj, e cila shpesh i lë fansat të habitur.

Në intervista të mëparshme, ajo ka treguar se energjinë dhe vitalitetin ia atribuon punës së pandërprerë, një stili aktiv jetese, gjumit cilësor dhe, siç ka bërë shaka edhe vetë, “një kokteji herë pas here”.

Sipas Vera Wang, sekreti për t’u ndjerë gjithmonë e re është të mbetesh aktive, e angazhuar dhe të mos humbasësh kurrë pasionin për atë që bën.

Stilistja ka theksuar vazhdimisht se mosha është vetëm një numër dhe nuk duhet të kufizojë mënyrën se si njerëzit jetojnë apo kujdesen për veten.