20:50 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Melinda poza joshëse nga shtrati, tregon se kë e dashuron

Melinda Ademi është një emër mjaft i komentuar që nga dalja e saj e parë publike.

Ndonëse ende e re në skenën e muzikës shqiptare, ajo është kthyer në një prej artisteve më të suksesshme dhe më të kërkuara, shkruan Indeksonline.

Melinda e cila shquhet edhe për linjat e saj seksi të trupit, është aktive edhe në rrjetet sociale, ku nuk heziton të ngacmojë imagjinatën me foto provokuese.

Edhe së fundi ka vepruar njëjtë duke publikuar disa fotografi nga shtrati.

“E dua shtratin tim”, ka shkruar Melinda.

Ndërsa, kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Karma” që u publikua bashkë me videoklip./Indeksonline/